Ngjarja kryesore

PARADA E KRENARISË 2026

5 June

11:30 - 12:45

Sheshi Skënderbeu

PARADA E KRENARISË 2026
BARAZI OSE REVOLTË!
5 QERSHOR
11:30 - 12:00 Mbledhja para sheshit Skënderbeu
12:00 - Parada e Krenarisë fillon


Parada e Krenarisë është momenti më publik dhe më i fuqishëm i Javës së Krenarisë: një ecje për barazi, dinjitet, liri dhe siguri për çdo person LGBTIQ+ në Kosovë. Nën sloganin “Barazi ose Revoltë!”, kjo paradë vjen si thirrje për veprim, për njohje të plotë të të drejtave tona dhe për praninë tonë të patjetërsueshme në hapësirën publike. Për dhjetë vite, Prishtina Pride ka ndërtuar një histori rezistence, solidariteti dhe guximi kolektiv. Këtë vit, ecja jonë rikujton se barazia nuk mund të mbetet vetëm premtim, as të shtyhet për më vonë. Ajo kërkon vendimmarrje, mbrojtje ligjore, siguri, qasje të barabartë në shërbime, arsim gjithëpërfshirës dhe jetë pa frikë nga dhuna, përjashtimi apo gjuha e urrejtjes.

Ju ftojmë të na bashkoheni në Paradën e Krenarisë 2026, për të ecur së bashku për një shoqëri ku çdo person mund të jetojë lirshëm, hapur dhe me dinjitet. Mbledhja fillon në ora 11:30 te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa ecja nis në ora 12:00. 

Ngjarja është e hapur për gjithë.

Ngjarje tjera

3 June

17:00 - 18:00

Ngjarja kryesore

PERFORMANCË ARTISTIKE: DY TRUPA

Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....

4 June

10:00 - 12:00

Ngjarja kryesore

KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË

KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM 4 QERSHOR 10:00 – 12:00 Sirius Hotel, Prishtinë Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë...

2 June

15:20 - 16:20

Ngjarja kryesore

INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes

INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti 2 QERSHOR 15:20 – 16:20 Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional...

1 June

21:00 - 00:00

Ngjarja kryesore

LET’S PRIDE

LET’S PRIDE Performancë në gitarë: Doruntinë DJ: Vesë 1 QERSHOR
 21:00
 Juno’s Social Hub, Prishtinë Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na fton...

4 June

19:00 - 22:00

Ngjarja kryesore

EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE

EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE 4 QERSHOR 19:00 Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë...